9 Maj, 2023

Miqësia e ngushtë mes tyre u ‘kris’ brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Efi zbulon nëse ka komunikuar pas finales me çiftin: Do të kemi mjaftueshëm kohë për…


Pas finales së madhe të BigBrother VIP është organizuar një ‘afterparty’ për të gjithë ish-banorët dhe personazhe të njohur të showbizit shqiptar.

Një pjesë e madhe e banorëve janë marrë në intervista dhe një prej tyre është dhe ish-finalistja Efi Dhedhes e cila përgjatë javëve të fundit ka qenë goxha e komentuar në rrjet pas përplasjeve që pati gjatë qëndrimit në shtëpi me Kiarën dhe Luizin.

Ish-banorja është pyetur nëse ka pasur komunikim me moderatoren pas daljes apo dhe me Luizin.

Pyetje:

Ke pasur komunikim me Kiarën?

 

Efi: Jo nuk kam pasur, nuk kemi pasur kohë të flasim, por do të kemi mjaftueshëm në vazhdim.

 

Po me Luizin?

 

Efi: Jo, akoma jo. Po prit se dje mbaroi, kishte afterparty-n mbrapa, unë ika në shpi.

 

Kur ke qenë në fillimet në Big Brother ke thënë se je në një lidhje. Je akoma e lidhur?

 

Efi: Po, po.

 

A je e lumtur?

 

Efi: Pafund.

 

Cili ishte mesazhi që more?

 

Efi: Është personale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al