27 Dhjetor, 2018

Miley Cyrus konfirmon martesën me Liam, ja fustani 8600 dollarë që veshi ditën e dasmës


Këngëtarja e famshme Miley Cyrus ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me Liam Hemsworth. Ceremonia intime është zhvilluar në Tenesi të dielën e kaluar.

Ndërkohë të mërkurën, 26-vjeçarja postoi në rrjetin social “Twitter” një video nga dasma. Miley ka veshur një fustan me vlerë 8,600 dollarë nga stilistja Vivienne Westwood. Ndërsa Liam shfaqej shumë elegant i veshur me kostumin e dhëndrit.


Ndërkohë çifti i famshëm u njoh 10 vite më parë gatë xhirimeve të filmit “The Last Song”. Në nëntor, ata humbën shtëpinë si pasojë e zjarrit që preku Kaliforninë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al