19 Prill, 2019

Michelle Obama ka një mesazh të veçantë për këngëtaren e famshme: Hej mbretëreshë, më bën kaq krenare… (VIDEO)


Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka një mesazh mjaft të veçantë për këngëtaren me famë botërore, Beyonce.

Në një video të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”, Michelle shprehet se është kaq krenare për Beyonce dhe që gjithmonë ia del.

Ky video-mesazh drejtuar këngëtares, vjen pasi Beyonce publikoi dy ditë më parë albumin e saj me 40 këngë si dhe një film të quajtur “Homecoming”.

Ky film  për jetën, sukseset  e Beyonces dhe jo vetëm, transmetohet aktualisht në platformën “Netflix”.

Ndërkohë ish-Zonjës së Parë të SHBA-ve i ka pëlqyer fakti që filmi është njëherësh diçka për të festuar dhe një thirrje për vepruar.

 

View this post on Instagram

 

So proud of my girl! The Queen has done it again. @Beyonce, thank you for always living your truth. #BeyonceHomecoming

A post shared by Michelle Obama (@michelleobama) on


“Hej mbretëreshë! Ti ia dole mban sërish. Do të thosha që jam e surprizuar, por e di se kush je ti. E kam parë nga afër dhe personalisht. Më bën kaq krenare dhe të dua. Gjithashtu më pëlqen që filmi yt i ri në Netix, ‘Homecoming’, na informon për liderët, mendimtarët dhe poetët me ngjyrë, që kanë hapur rrugën për njerëzit si ne. Më pëlqen që është njëherësh një gjë për t’u festuar dhe një thirrje për të vepruar. Dhe më pëlqen që po e përdor këtë për të frymëzuar gjeneratën e re të krijuesve të historisë dhe të atyre që thyejnë rekordet, që do të udhëheqin botën në vitet e ardhshme. Pra për ju, miqtë e mi, thjesht dua të them: Vazhdoni të thoni të vërtetën. Sepse mund ta bëni në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet”, është mesazhi i plotë i Michelle Obama-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al