28 Prill, 2022

Met Gala 2022: Gjithçka që duhet të dini për “Gilded Glamour”


Personazhet e njohur si çdo vit do të bëjnë daljet e tyre me veshjet madhështore në tapetin e kuq të Met Gala e cila do të mbahet më 2 maj.

Kodi i veshjes për ngjarjen e këtij viti, të organizuar nga ‘Instituti i Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit’, iu është referuar epokës luksoze të modës amerikane në dekadat e fundit të shekullit të 19-të.

Kjo Met Gala shoqëron pjesën e dytë të ekspozitës së Institutit të Kostumeve ” Në Amerikë: Një Antologji e Modës “, e cila u hap shtatorin e kaluar dhe drejtoi veshjet e ngjarjes së mëparshme.

Nën fustanet e tyre madhështore, gratë amerikane mbanin veshje të ndërlikuara, duke përfshirë korse, sfungjer të mbushura tek pjesa e krahëve për të dhënë idenë e shpatullave të mëdha e të tjera. Veshjet e meshkujve ishin gjithashtu shumë formale, me smoking-un e ri popullor në vitet 1880 që u shndërruan në veshje standarde për zotërinj.

Me fokus te dizajnerët amerikanë në gala, disa prej tyre pa dyshim do të arrijnë madhështinë e mbrëmjes, si Jeremy Scott i Moschino-s, i cili në referencat historike ka përfshirë xhaketat e frymëzuara nga shekulli i 18-të në tapetin e kuq. Personat e famshëm gjithashtu mund të thërrasin Christian Siriano-n ose Pyer Moss-in për pjesët e tyre të modës së lartë, shumë strukturore, ose të shikojnë prapa në dizajnet vintage të Alexander McQueen. Korsetë tashmë janë shumë të para në tapetin e kuq kohët e fundit, me Olivia Rodrigo, Doja Cat dhe Dua Lipa në Grammy muajin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al