30 Mars, 2018

Mesazhi që përloti Dashnor Dikon në emision: Të dua shumë dhe më merr…


Dashnor Diko, këngëtari i famshëm i viteve ’90  i shndërruar në një fenomen të vërtetë për këngën e tij “Banania”, ka qenë i ftuar gjatë ditës së sotme në emisionin “Kush vjen për drekë”, ku krahas aftësive në kuzhinë, ka treguar dhe një anë të tijën tepër të ndjeshme.

Diko rrëfeu se është baba i dy djemve Bob dhe Xhon që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe njëri prej tyre, Bobi, e ka surprizuar këngëtarin e famshëm përgjatë emisionit nëpërmjet një videomesazhi.

“Të dua shumë dhe më merr malli çdo ditë”, është shprehur djali i Dikos në fund të videomesazhit ku tregoi se Dashnori ishte një baba për t’u marrë shembull.

Me të përfunduar videoja, kamerat në studion e emisionit kanë fokusuar Dashnor Dikon, i cili ka shpërthyer në lot.

“Kam qenë shumë i lidhur me Bobin!”-u shpreh ai me lot në sy, duke u shprehur se fakti që e kishte larg të birin e kishte bërë tepër emocional. /xing.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al