18 Prill, 2022

Mes akuzave për abuzim seksual, Elita Rudi bën deklaratën e fortë për Gjikon: Çdo herë më kanë shoqëruar lotët


Teksa prej javësh po përballet me akuza të rënda, një prej të cilave është abuzimi seksual me një të mitur, Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, vazhdon jetën normalisht. Madje ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Gjoni”, në të cilën i këndon faljes së gjakut dhe fenomenit të hasmërive farefisnore që kanë ekzistuar ndër vite në shoqërinë shqiptare.

Dhe një nga mbështetëset e tij më të mëdha është bashkëshortja, Elita Rudi. Moderatorja rishpërndau në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një pjesë të këngës, duke treguar emocionet që kishte ndjerë në çdo notë të saj. “Çdo herë që e kam dëgjuar e pa këtë spot përpara publikimit, më kanë shoqëruar edhe lotët. Një super projekt nga Gjiko. Për një realiteti të hidhur të Kosovës”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Gjiko po përballet me një moment të vështirë në jetën e tij. Një vajzë e panjohur për publikun e ka akuzuar reperin se e ka mashtuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të nën ndikimin e lëndëve narkotike kur ajo ishte vetëm 16-vjeç.

Mediat kosovare kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës që pretendon se është mashtruar dhe përdhunuar nga reperi. E mitura, viktima në këtë rast ka deklaruar para hetuesve se sa herë ka kryer marrëdhënie seksuale me Gjikon ka qenë nën ndikimin e narkotikëve. “Sa herë jam takuar me Asdrenin më ka dhënë drogë, sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve. Substancën narkotike i pandehuri Gjikolli e kishte pasur të vendosur në dhomën e pritjes në një kuti dhe çdo herë më ka dhënë narkotikë e më pas kemi pasur marrëdhënie seksuale. Këtë nuk do ta bëja asnjëherë po të isha në gjendje normale”, -thuhet në deklaratën e vajzës të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi. Viktima ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se Asdren Gjikolli dhe V. kanë bërë edhe fotografi dhe video incizime.

Gjiko ka reaguar publikisht duke mohuar akuzat që i ka quajtur të sajuara. Reperi po ashtu ka bërë me dije se ka paditur ata që kanë ‘sajuar’ dhe disa media. “Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

Ndërkohë, sa i përket deklaratave se vajza në fjalë ka dhe video, ai bëri thirrje publikisht se nëse ekziston një video e tillë ta publikojnë. “Nëpër gazeta po shkrujnë për mu që e paskan një video që unë e pasna dhunu dikan. Nëse e kanë atë video i them lirisht, të lutem publikojeni se edhe unë jam shumë kurioz për me e pa atë video. Ajo video nuk ekziston se nuk u bo kurrë, nuk ka ndodh kurrë se unë kurrë në jetë teme nuk e kam dhunu kërkën. Andaj qysh i kam bo paditë përpara kam me vazhdu me bo padi për krejt senet që i publikoni të pavërteta për mu. Kështu që ju vazhdoni me lajme unë vazhdoj me padia edhe e kqyrim në gjygj kush është tu rrejt e kush është tu e thonë të vërtetën. Kaq kisha, faleminderit shumë ditën e mirë vazhdoni javën, një Ramazan të këndshëm”- ka thënë reperi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al