7 Prill, 2018

“Më vjen për të qarë”/ Historia prekëse e 5-vjeçarit, dhuron kursimet e tij për luftën kundër kancerit


Një 5-vjeçar ka prekur zemrat e të gjithëve me gjestin e tij. Ai ka vendosur që t’i jap mjekut që i kuroi mamanë nga tumori të gjithë pasurinë e tij.

Në fakt paratë nuk ishin për mjekun, por për luftën kundër kancerit. Shuma që vogëlushi kishte mbledhur nga kursimet e tij ishte 45 qindarka, por gjesti i tij është për tu vlerësuar.

Sigurisht që kursimet e tij janë jashtëzakonisht pak në luftën kundër kancerit, por që merr vlerë shumë më të madhe kur vijnë nga pastërtia e një fëmije.

Zarfi me paratë është postuar nga mjeku italian Pietro Caldarella dhe ka marrë mijëra like dhe komente brenda një kohe të shkurtër.

“Në mëngjes djali 5-vjeçar i një pacienteje më dha një zarf për të më falënderuar për kurën e nënës së tij, e brenda ishin kursimet e tij që ka dashur të më japë mbi kërkimet për kancerin…. Më vjen për të qarë!”, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” doktori.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al