26 Korrik, 2019

Me vello e fustan të bardhë, këngëtarja e famshme shqiptare po martohet në fshehtësi? (VIDEO)


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, i ka befasuar të gjithë teksa ka publikuar në “Instagram” një video ku shfaqet e veshur si nuse.

Të gjithë janë habitur kur kanë parë Bebe-n me vello në kokë dhe fustanin e bardhë të nusërisë. Ajo gjithashtu ka dhuruar edhe një puthje me dorë drejt kamerës.

 

View this post on Instagram

 

Best Day Of My Life ? ? I’ve had to keep this super private. But more photos/videos to come! Love you all!

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on


E teksa të gjithë e dinim se është single, këngëtarja e famshme na ka lënë pa fjalë kur dha lajmin surprizë se po martohet dhe krahas postimit tregon se i është dashur ta mbajë gjithçka private.

“Dita më e bukur e jetës time! M’u desh ta mbaja super private. Më shumë foto dhe video së shpejti. Ju dua të gjithëve!”- shkruan këngëtarja në videon që ka ngritur dyshime të mëdha.

Por kjo video mund të jetë shkëputur edhe nga një videoklip që Rexha po përgatit për fansat e saj të shumtë. Të presim një tjetër postim nga këngëtarja, që ta na tregojë se si është e vërteta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al