31 Mars, 2018

Më “ujë e sapun” se kaq nuk e keni parë kurrë Elvana Gjatën (FOTO)


Në çdo dalje publike të saj, Elvana Gjata shfaqet e kuruar deri në detaje, duke treguar ndër vite se ajo është mjaft e kujdesshme për pamjen dhe stilin e saj.

Por ditën e sotme, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar ka dëshmuar se nuk heziton aspak që të dalë edhe pa make-up.

Teksa ka vizituar kopshtin që i dhuroi Universitetit të Arteve pak kohë më parë, Gjata është shfaqur tërësisht natyrale.

Me një pamje ujë e sapun e pa asnjë pikë grim, Elvana ka postuar edhe disa foto në “Instagram”, duke treguar se nuk duhet domosdoshmërish të jetë e grimuar për të qenë e bukur.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al