30 Gusht, 2021

“Më tha që nuk dëshiron të kryejë më marrëdhënie seksuale me mua”- 42-vjeçarja e shqetësuar kërkon të dijë shkakun pse partneri e injoron


Shumë çifte mendojnë se me kalimin e viteve pasioni i tyre ose marrëdhënia seksuale fillon të zbehet. Kështu mendon edhe një 42-vjeçare që ka rrëfyer historinë e saj për “Dear Deidre” të “The Sun”.

tradhtia

Ajo ka treguar se bashkëshorti i saj e injoron dhe nuk dëshiron të kryejë më marrëdhënie seksuale me të asnjëherë. Ja rrëfimi i plotë:

Bashkëshorti im nuk dëshiron të bëjë më seks me mua, kurrë më! Më duket vetja shumë e vjetër. Unë jam një grua 42-vjeçare, dhe ai është 50 vjeç. Ne kemi 15 vite që jemi bashkë.

Dikur kishim një jetë të mrekullueshme seksuale. Tani, nëse përpiqem të bëj diçka, ai kthehet në anën tjetër dhe më thotë që është shumë i lodhur. Më mungon të prekem dhe të më prekin, pra më mungon dashuria dhe seksi.

Dikur dilnim shumë së bashku, por kohët e fundit ai kurrë nuk shfaq interes për të kaluar kohë me njëri-tjetrin. Po filloj të flas me burra të tjerë, të cilët më bëjnë të ndihem përsëri e re dhe e dëshirueshme. Nuk dua të tradhtoj, por ndihem shumë keq”.

“Dear Deidre” thotë:

Shumë çifte në marrëdhënie afatgjata mendojnë se shkëndija seksuale shuhet me kalimin e kohës. Mosha e tij mund të jetë gjithashtu një faktor.

Provoni të flisni me bashkëshortin tuaj dhe diskutoni se çfarë mund të bëni për të shpëtuar marrëdhënien që keni ndërtuar prej vitesh. Disa seanca tek një specialist marrëdhëniesh mund t’ju vijë në ndihmë.”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al