11 Tetor, 2022

“Ka patur momente dhune!”/ Ariana Lirey sulmohet në një ‘reality show’ nga partneri i saj, ish e dashura e Don Xhonit dërgohet me urgjencë në spital


Ish e dashura e Don Xhonit, Ariana Lirey është sulmuar nga një pjesëmarrës në spektaklin “Reality Dom”.

Presoni i cili e sulmoi modelen ruse, duket se ishte partneri i saj, me të cilin sapo kishte filluar një lidhje brenda shtëpisë. Mediat ruse njoftuan se Ariana ishte sulmuar nga konkurrenti Artem Grant. Ajo është shtruar me urgjencë në spital, teksa raportohet se Artem kishte bërë më parë një operacion në zemër.

Në videon e publikuar nga faqja zyrtare, Ariana shihet e shtrirë në krevat kur në një moment konkurrenti i hedh një gotë drejt saj dhe më pas i shkon dhe tenton ta sulmojë, ndërsa disa banorë të tjerë përpiqen ta ndajnë dyshen.

“Ekipi u nda në dy pjesë: dikush beson se Ariana nuk po vepron në mënyrë njerëzore ndaj Artemit. Dikush mendon se Artem është fajtor për të gjitha problemet e tij”, thuhet në faqe zyrtare të ‘reality show-t’.

Pavarësisht kësaj, Ariana nuk ka treguar dhembshuri për Artyom dhe beson se pas sulmit ai duhet të dëbohet nga shtëpia dhe reality show.

Ngjarja ka ndodhur rreth një muaji më parë dhe gjatë asaj periudhe kujtomë se Ariana bëri një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale, ku të gjithë menduan se ishte njëstatus për reperin nga Drenica.

“Nuk kam dashur ta bëj këtë por do të jap gjithsesi një koment. Lidhja jonë ka mbaruar dhe unë do të shpjegoj pse. Kishte shumë gënjeshtra dhe keqkuptime. Nisur nga kjo, pati një krisje nga të gjitha anët. Që kur të ofendosh një grua është diçka normale? Ai më sulmoi sot. Ti mund të godasësh muret por është e çuditshme për mua nëse godas një mizë që më kalon mbi kokën time.”- shkruante modelja për partnerin e saj gjatë asaj kohe.

“Kishte momente agresioni më parë, por gjërat nuk shkuan shumë larg. Ai ka probleme me zemrën prej një kohe të gjatë dhe unë e zbulova këtë sot. Stili i tij i jetesës i shkatërroi shëndetin. Tani pyetja është: Çfarë kam unë të bëj me këtë? Unë e kam këshilluar vazhdimisht që të mos marrë lëndë narkotike. Unë jam një grua dhe qëndroj për veten time, nëse në botën tënde kjo sjellje është normale për ty, duhet të konsultohesh me një psikiatër. Të uroj shëndet, gjithsesi kjo histori është e mbyllur. Jini të sinqertë dhe të drejtë të gjithë. Ju përqafoj”- përfundoi ajo.

Kujtojmë se Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi. Teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni.

Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al