9 Maj, 2020

Më shumë se një dekadë bashkë, asgjë nuk e zbeh anën romantike të Orindës dhe Turjanit


Ishte një foto e fundit e publikuar në “Instagram” nga Orinda Huta, e cila na rikujtoi se lidhja e saj me Turjan Hyskajn tashmë e ka kaluar një dekadë, ndërkohë që kanë rreth tri vite të martuar, por ama, ana romantike mbetet akoma e gjallë në çift.

Ata janë fotografuar në natyrë, ku me siguri kanë dalë për aktivitet sportiv, sepse siç dihet, që të dy janë mjaft të apasionuar pas sportit.

Por ky nuk është i vetmi aktivitet që bëjnë bashkë, sepse Orinda dhe Turi janë edhe në punë së bashku, prezantojnë një program në “Tv Klan”.

Çifti duket se ka çdo gjë perfekte në marrëdhënien e tyre, ndërkohë që akoma nuk kanë vendosur të sjellin në jetë një fëmijë.

Rreth dy vite më parë u përfol për një shtatzëni të mundshme të Orindës, gjë që mesa duket rezultoi një alarm fals.

Pa dyshim, ata mbeten një nga çiftet më karizmatike të botës së showbizz-it.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al