26 Janar, 2018

Me pushime në Punta Cana, këngëtarja i bën dedikim romantik Seldit


Këngëtarët Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra, janë tashmë një nga çiftet që kanë marrë një vëmendje të veçantë nga publiku si dhe nga mediat rozë që pas fejesës së tyre të papritur vitin që kaloi.

Ndërsa vitin e ri, dyshja simpatike e ka nisur me pushime duke shkuar në një vend ekzotik, ku kanë postuar edhe fotografi e video. Seldi dhe Mimoza ndodhen në Punta Cana.

Madje sot, këngëtarja i ka bërë edhe një dedikim romantik të fejuarit të saj. “Parajsa dhe jeta ime”, shkruan ajo në foton ku shfaqet e përqafuar me Seldin në rërë dhe me një peizazh të mrekullueshëm prapa tyre.

Sigurisht që edhe Seldi ka postuar foto me Mimozën, por ai e ka shoqëruar postimin vetëm me një emoji zemër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al