12 Maj, 2020

“Më preku të pasmet”- Gazetarja akuzoi ish-presidentin për ngacmim seksual: Tentova t’ia heq dorën por nuk munda, më befasoi sa i fortë ishte


Zyrtarët francezë kanë nisur hetimet për ish-presidentin Valéry Giscard d’Estaing, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një gazetare.

Valéry Giscard d'Estaing dhe Ann-Kathrin Stracke'

Gazetarja gjermane Ann-Kathrin Stracke akuzoi ish presidentin francez se i preku të pasmet e saj në mënyrë të përsëritur gjatë një interviste për vitin 2018.

Stracke tha se levizja MeToo e frymëzoi të dalë hapur dhe të flasë.

Por 94-vjeçari i ka mohuar akuzat. Një deklaratë nga avokati i Giscard d’Estaing për New York Times tha se ish-presidenti nuk e mbante mend incidentin, nuk ishte i vetëdijshëm për ndonjë akuzë si edhe do merrte veprime ligjore pas këtyre akuzave.

Stracke paraqiti një raport për incidentin në Francë në muajin mars. Gazetarja gjermane tha për AFP se vendosi të tregojë historinë sepse njerëzit duhet ta dinë që një ish-presidenti i Francës e ngacmoi seksualisht.

Lajmi u raportua fillimisht javën e kaluar nga gazeta franceze Le Monde dhe gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung.

37 vjeçarja udhëtoi në Paris në dhjetor 2018 për të intervistuar Giscard D’Estaing për median gjermane WDR.

Pasi intervistoi ish-presidentin gazetarja tha se ai i kërkoi të bënin një foto me të dhe ekipin e saj.

Sipas saj, ai i vendosi krahun rreth belit dhe më pas i preku të pasmet.

Por shtoi se nuk ishte në gjendje t’ia hiqte dorën.

Më pas, sipas akuzave, ish-presidenti i kërkoi të shihnin një foto në murin e tij të zyrës dhe gjatë kësaj kohe e preku Stracke përsëri në të pasme ndërsa ajo u përpoq të largohej.

“U përpoqa t’ia heq dorën dhe nuk ia dola, u befasova sa i fortë ishte ai,”- tha gezetarja, duke e përshkruar incidentin si “jashtëzakonisht të pakëndshëm”.

Kur u larguan Giscard D’Estaing e puthi në faqe gazetaren dhe i tha “gjumë të ëmbël” në gjermanisht.

Ajo i tha menaxherëve të saj disa ditë më vonë në lidhje me incidentin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al