1 Dhjetor, 2017

Me ose pa qëllim, Blero ka ‘ndjekur’ shembullin e Adonisit në këtë pjesë


Janë një çift që tash e dy vite, mbajnë lidhjen në distanca të mëdha gjeografike.

E për t’i zbutur pak këto distanca e për të mos u ndjerë Afrona vetëm, Blero para pak kohësh mendoi një dhuratë të veçantë.

Afronës i dhuroi një qen, të cilin bukuroshja ka vendosur ta quajë Kiki.

Por, me ose pa vetëdije, Blero ka vepruar njejtë si bashkëshorti i ish-partneres, Teutës.

Kishte qenë Adonisi ai që kishte menduar një dhuratë të tillë për Teutën dhe Tarën në muajt e parë të njohjes.

Nga ajo periudhë, qeni Lui është shndërruar në një anëtar të pandashëm të familjes duke marrë shumë dashuri veçanërisht nga Tara.

Tashmë, kujdesi dhe dashuria për kafshët nuk do i mungojë princeshës as në pjesën tjetër, tek babi dhe Afrona. /Prive.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al