6 Shtator, 2021

“Më kërkoi të bashkëpunoja me producentin përdhunues”/ Angelina Jolie zbulon detaje tronditëse nga martesa me Brad Pitt


Angelina Jolie ka zbuluar së fundmi se gjatë martesës me Brad Pitt, ka qenë e frikësuar për sigurinë e fëmijëve dhe familjes së saj. Aktorja ka rrëfyer se është sulmuar nga producenti Harvey Weinstein në fillim të karrierës së saj dhe më pas i është dashur të përballej me dëshirën e Pitt për të bashkëpunuar me të.

angelina jolie (2)

Në një intervistë bombë për “The Guardian”, Jolie foli në mënyrë të tërthortë për divorcin e saj të gjatë nga Pitt, ndërsa i referohej edhe librit të saj të ri. Aktorja pretendoi se ka qenë e frikësuar për të gjithë familjen e saj, kur ishte e martuar me Brad Pitt.

Unë nuk jam personi që i merr aq lehtë vendimet si ato që duhej të merrja. M’u desh shumë që të isha në një pozicion ku ndjeva se duhej të ndahesha nga babai i fëmijëve të mi“,- tha ajo.

angelina jolie (3)

Jolie dhe Pitt janë prindër të gjashtë fëmijëve: Maddox, 20 vjeç, Pax, 17 vjeç, Zahara, 16 vjeç, Shiloh, 15 vjeç dhe binjakët 13-vjeçarë, Vivienne dhe Knox.

Ndërsa dyshja tani janë divorcuar ligjërisht, ata ende po luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve. Maddox nuk përfshihet në betejën e vazhdueshme të kujdestarisë, sepse ai nuk është më i mitur.

angelina jolie (4)

Kur u pyet për pesë vitet e fundit, Jolie tha se divorci ishte “traumatik” dhe shtoi:

Dua të them, në disa mënyra ka qenë dekada e fundit. Ka shumë gjëra që nuk mund t’i them… Unë mendoj se në fund të ditës, edhe nëse ju dhe disa njerëz që doni janë të vetmit njerëz që e dinë të vërtetën e jetës tuaj, për çfarë luftoni, ose për çfarë sakrifikoni, ose atë që keni vuajtur, ju arrini të jeni në paqe me këtë, pavarësisht nga gjithçka që ndodh rreth jush.

angelina jolie (1)

Një problem tjetër që ajo kishte me Pitt gjatë martesës së tyre ishte gatishmëria e tij për të punuar me përdhunuesin Harvey Weinstein për të cilin, ajo pretendon se ai e sulmoi.

Ishte përtej një hapi, ishte diçka nga e cila më duhej të shpëtoja. Unë qëndrova larg dhe i paralajmërova njerëzit për të. Mbaj mend që i thashë Jonny-t, burrit tim të parë, që t’ua përhapë fjalën djemve të tjerë. Mos i lini vajzat të shkojnë vetëm me të.

Më kërkuan të bëja ‘The Aviator’, por unë thashë jo, sepse ai ishte i përfshirë. Unë kurrë nuk u shoqërova ose punova me të përsëri. Ishte e vështirë për mua kur Brad e bëri këtë,“- tha Jolie, e cila luajti në “Playing by Heart” të Weinstein kur ishte 21 vjeç.

angelina jolie, brad pitt (2)

Jolie pohon se Pitt i kërkoi Ëeinstein të punonte si producent për thrillerin, “Killing Them Softly”.

Sigurisht që dhemb“,- tha Jolie për situatën që i është dashur të përballojë për shkak të ish-bashkëshortit të saj.

angelina jolie (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al