20 Prill, 2022

Me kë e ka Tuna? Këngëtarja e revoltuar tregon gishtin e mesit (VIDEO)


Altuna Sejdiu, ose siç njihet me emrin e artit, Tuna prej disa kohësh është shkëputur nga industria e muzikës për tu përkushtuar më shumë famljes së saj. Megjithatë ajo është aktive në rrjetet sociale, ku ndan shumë foto dhe video nga jeta e saj me ndjekësit.

 

Së fundmi ajo shpërnadu një video në profilin e saj në rrjetin social Tik-Tok, ku duket e revoltuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Tuna ka zgjedhur një muzikë në sfond gjatë videos e cila thotë: “F*ck off, f*ck you”, ndërsa në shkrimin krahas videos ka shkruar emrin e presidentit rus.

Vlen të theksohet edhe fakti se këngëtarja ka vendosur ta fshijë videon nga profili i saj në rrjetin social, disa minuta pas publikimit.

Kujtojmë këtu se shumë personazhe edhe të huaj kanë reaguar për pushtimin rus në Ukrainë duke dhënë edhe mbështetje financiare. Mund të përmednim këtu Mila Kunis, Cardi B, Lady Gaga, Andreë Garfield, Mark Ruffalo dhe Ryan Reynolds.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al