19 Nëntor, 2017

‘’Më kanë ofruar seks në këmbim të karrierës’’, ish-konkurrentja e BB shokon me deklaratën e saj


Tema e skandaleve seksuale ka qenë një temë ‘’in’’ këto kohë në shumë media të botës, duke nisur që nga denoncimet publike në Hollywood, ku femra të ndryshme, aktore dhe personazhe publikë kanë akuzuar njerëz me influencë që u kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të karrierës. Por seksi në këmbim të karrierës nuk është një fenomen inekzistent edhe në Shqipërinë e vogël.Konkurrentja e “Dance with me” Xhensila Pere e ftuar në programin “Një kat më lart” tregoi se deri më tani në mediat e mëdha në vendin tonë i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një emisioni televiziv apo një tjetër hapësirë meditaike.

Nisur nga kjo, duke parë nga afër sesi funksionojnë gjërat ajo ka vendosur të tërhiqet nga media si prezantuese. Ermali e ka pyetur për ekranin ku ka kaluar këtë eksperiencë por ajo nuk ka dashur të përmend gjëra konkrete.

“Po më thua që vajzat simpatike që sot prezantojnë kanë pranuar afera seksuale”- pyeti Ermali –Xhensilën, teksa ajo tha se shpesh dëgjojmë të thonë “po kjo çdo aty”.. sipas saj “diçka” e ka edhe ajo që është aty.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al