18 Prill, 2022

“Më hoqi nga puna pa paralajmërim”/ Aktorja e humorit zbulon nëse ka pasur komunikim me Agron Llakajn pas deklaratës


Eriselda Shllaku ka qenë një figurë mjaft e njohur për ekranin shqiptar kryesisht si aktore humori, moderatore dhe modele. Pas një shkëputje, ajo u rikthye në vitin 2018 në ekran me emisionin e humorit “Al Pazar” ku deklaroi se u pushua nga autori dhe moderatori Agron Llakaj.

Shllaku shprehu se u pushua nga puna në “Al Pazar” pas asnjë paralajmërim duke shtuar se arsyeja e këtij vendimi ishte “mungesa e fondeve.”

Së fundmi ajo ishte e ftuar në një intervistë ne emisonin “Expuls” ku u pyet nëse ka pasur komunikim me Agron Llakajn pas kësaj deklarate. Aktorja u përgjigj dhe Llakaj nuk e ka kontaktuar me të ndërsa shpjegoi përsëri arsyen e largimit të papritur nga puna duke theksuar se “ndoshta është dukur tepër e shtrenjtë dhe nuk e kanë përballuar dot.”

“Jo, nuk më ka kontaktuar. Ndoshta dhe nuk ka pasur edhe çfarë të thotë. Realiteti është ashtu sikurse e thashë. Një ditë të bukur mbaruam prvat dhe më erdhi një mesazh as vetë nga Goni jo, por nga asistentja e tij. Më tha që për mungesë fondesh nuk do të jesh më pjesë e Al Pazarit. Kur u përballa me Gonin më tha të njejtën gjë. Unë të nesërmen shkova direkte dhe kërkova Gonin që të flisja dhe më tha qetësisht që për mungesë fondesh nuk të ashtu… Nuk e di… ndoshta për Gonin jam dukur e shtrenjtë nuk më përballonte dot, shpenzimet e mia.”– tha Eriselda Shllaku.

Gjatë një interviste të zhvilluar pak kohë më parë aktorja deklaroi se ishte Agron Llakaj ai i cili e ka ftuar të jetë pjesë e emisionit të tij, duke shtuar se është ndjerë “e privilegjuar”.

Ajo zbuloi se aktori e ka larguar atë nga puna pa asnjë lajmërim. Kur u pyet se cila ishte arsyeja e këtij vendimi nga ana e tij, Shllaku tha se ishte “për mungesë fondesh.”

“Fillimisht kam qenë në “Al Pazar”, aty nuk kam qenë e ftuar. Kam qenë aktore. Më ka ardhur një ftesë nga Agron Llakaj, e ndjeva veten të privilegjuar, sepse unë Gonin e vlerësoj edhe si artist edhe si krijues. Pas një periudhe kohore ka qenë ashtu… edhe një vendim po nga Goni për të më larguar, një vendim i menjëhershëm, erdhi pa ndonjë paralajmërim. Gjëra që ndodhin, edhe pse unë u përpoqa, sepse kam dhënë më të mirën, duke çuar edhe skenare vetë.

Unë me Gonin kam pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte pune, shumë të mira. Nga ana e Gonit më është dukur vetja e vlerësuar për sa kohë kam qenë aty dhe për mënyrën e komunikimit dhe për të gjitha. Pastaj një ditë të bukur kur nisi sezoni tjetër, që vazhdoi edhe nja dy muaj edhe pak, Goni mori vendimin për mungesë fondesh e gjeti preteksin. Por në momentin kur erdhi përballja që unë doja të dija arsyen, për mungesë fondesh, nuk e di pse më ra lapsi mua”– tha ajo në “Abc News.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al