7 Dhjetor, 2020

Me apo pa plan? Almeda Abazi rrëfen detaje të tjera nga shtatzënia e dytë


Vetëm pak ditë më parë, Almeda Abazi zbuloi se ishte sërish në pritje të ëmbël dhe bashkë me partnerin e saj, Tolgahan Sayisman, do të bëhen prindër për herë të dytë.

almeda abazi (1)

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Isntastory, Almeda rrëfeu edhe disa detaje të tjera, përfshirë edhe nëse shtatzënia e saj ishte me apo pa plan.

almeda abazi (6)

Pa! Por sigurisht që shumë e lumtur, dhe pse surprizë!”- shkroi Almeda.

almeda abazi (1)

Ndër të tjera, ish-Missi u shpreh se në shtëpinë e tyre flitet gjithmonë shqip dhe për këtë arsye edhe Efehanit, djalit të saj të vogël, i flet në shqip.

almeda abazi (2)

Për më tepër, edhe kënga e preferuar e të voglit është në shqip.

Këndon gjithë ditën ‘qingji vogël pse mendueshëm, be be baaaa’ dhe është kënga e preferuar. Ia mësoi nona”, zbuloi Almeda.

almeda abazi (2)

Pak më herët, ajo tregoi se kjo shtatzëni nuk është aspak si e para, pasi ndihet shumë e lodhur dhe i përzihet herë pas here, ndërsa me Efehan-in ka qenë shumë energjike dhe donte të shëtiste.

almeda abazi (5)

Nisur nga këto simptoma, ndjekësit janë të bindur se bukuroshja do të sjellë në jetë një vajzë.

almeda abazi (3)

Ajo bashkë me Tolgahan kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017, ndërsa në vitin 2019, erdhi në jetë Efehan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al