6 Maj, 2024

“Me 8 dal jashtë”/ Pasi braktisi në mes reality show-n, Robert Berisha tha se Xhensila dëshironte të dëmtonte Besin, menaxheri i këngëtares nxjerr zbuluar moderatorin (Fotot)


Moderatori Robert Berisha rreth 1 muaj më parë braktisi në mes garën në “Fermavip”, duke treguar se e kishte marrë malli për vajzën e tij Renee. Ishte një postim i Xhensila Myrtezaj që tregonte se do performonte së bashku me këngëtarin, duke lënë të nënkuptohej se dalja e tij nga reality show ishte e planifikuar.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi Roberti është shprehur se veprimi i Xhensilës ishte për të dëmtuar spektaklin në të cilin punon ish-partneri i saj, Bes Kallaku.

“Për Besin, me mua nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta tregoj pak keq produksionin aty ku është Besi”- tha këngëtari.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar vetë menaxheri i Xhensilës, duke hedhur në pah të vërtetën e kësaj ngjarje.

Në faqen e tij të Instagram, menaxheri ka postuar një voice të Robertit një orë para se të futet në “Fermavip”, i cili ka treguar se do të dalë nga ky reality show me datën 8.

Shihemi sepse për një orë futem dhe s’kam më qasje, me 8 në mbrëmje dal”– dëgjohet duke thënë moderatori.

Nga ana tjetër menaxheri tregoi se data e koncertit është vendosur nga vetë Roberti, i cili sipas tij ka përdorur pretekste të tjera për braktisjen në mes të spektaklit.

“Data është mbyllur nga vetë Roberti dhe para se të dilte para publikut ka përdorur gjëra të tjera për arsye të daljes” vazhdoi menaxheri i Xhensilës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al