29 Tetor, 2019

Mc Kresha dhe e dashura e tij fotografohen rrugëve të kryeqytetit dorë për dore


Prej disa javësh po përflitet në media për një romancë mes reperit të njohur, Mc Kresha dhe një vajze misterioze bionde. Madje një muaj më parë, ai u filmua teksa festonte ditëlindjen me partneren e re, por portreti i saj mbeti i pazbuluar.

Pavarësisht se nuk ka preferuar që ta bëjë publik identitetin e të dashurës së tij, Mc Kresha nuk e ka aspak problem të dalë me të rrugëve të kryeqytetit. Dyshja s’ka mundur t’i shpëtojë syrit të paparacëve, të cilët i kanë kapur teksa ecnin dorë për dore, siç mund ta shihni në foton nga “Zoom”.

Por edhe kësaj radhe nuk duket portreti i biondes misterioze, pasi ata janë fotografuar me shpinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al