16 Mars, 2020

Marina Vjollca e vetëizoluar në shtëpi, tregon si do e kalojë kohën: Kam shumë aktivitet, do …


Marina Vjollca është mes personazheve të famshëm që ka vendosur të mbyllet në shtëpi për të mos u prekur nga koronavirusi.

Në një postim në Instagram, ajo shihet e veshur me pizhama dhe me make up, ndërsa pyet ndjekësit e saj sesi është intinerari i tyre.

Të shumta ishin komentet e njerëzve që tregonin sesi do e kalonin ditën e tyre. Mes tyre ishte edhe Enca e cila shkroi se intinerari i saj ishte dhoma e gjumit, banjo, kuzhina dhe ndoshta ballkoni.

Por moderatorja nuk kishte të njëjtat plane. Ajo u përgjigj se dita e saj ishte mbushur me shumë aktivitet dhe do pastronte shtëpinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al