11 Shtator, 2017

Marina shkëlqeu, po Vjollcat e tjera i keni parë si ishin veshur…?


Marina padyshim ishte e kuruar dhe mjaft e bukur në ditën e dasmës së saj, por ajo nuk ishte e vetmja protagoniste, pasi gjatë gjithë dasmës u duk se e gjithë familja Vjollca ishte protagoniste. Të gjitha ishin veshur në mënyrë mjaft elegante dhe shkëlqenin me look-un e tyre.

Zonja Maria dukej mjaft bukur, dhe vajzat e saj, bukurinë pa dyshim e kanë marrë nga ajo. Mbesat e Marinës, ishin gjithashtu ato që tërhoqën vëmendjen gjatë dasmës. Dy binjaket Kledisa dhe Klevisa, kishin zgjedhur njëra fustan të zi ndërsa tjetra lejla.

Mbesa e tretë, Jori ndërroi 2 fustane, një blu dhe një të kuq. Motra e madhe Lira, ndërroi dy fustane, një rozë të lehtë gjatë ceremonisë, dhe një të kuq gjatë darkës. Motra e dytë, Marseda shkëlqeu me një fustan gri me gurë,ndërsa Luana shkëlqeu me fustanin e parë ngjyrë floriri me gur ndërsa i dyti ishte një fustan më ekstravagant, i punuar me gurë dhe  mjaftueshëm transparent.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al