9 Maj, 2022

Mamaja e Dj Dagz festoi ditëlindjen në Tiranë, pjesë e familjes dhe Einxhel Shkira


Çifti Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër më të pëlqyerit për publikun. Marrëdhënia e tyre duket se po shkon goxha mirë dhe gjërat janë bërë më serioze se ç’prisnim.

Ditën e djelë, mamaja e Dj Dagz ka festuar ditëlindjen e saj ku janë mbledhur e gjithë familja së bashku duke drekuar në një restorant në Dajt.

Motra e Dagzit, Aurora Gumnishta ka postuar në rrjetet sociale  një foto ku ka uruar të ëmën e saj dhe video nga ambient i lokalit.

 

Pjesë e tyre ishte dhe moderatorja dhe këtë gjë e bëri të ditur partneri i saj nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Duket se përvec bekimit të babait të Einxhel i cili disa ditë më parë komentoi në foton e çiftit “Yjeee”, tashmë ata kanë marrë dhe miratimin e familjes së artistit.

Kujtojmë se Einxhel ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë me Dj Dagz. Sipas saj ajo tashmë ka kohën e duhur dhe nuk dëshiron që të gjithë energjinë e saj ta fokusoj vetëm tek karriera.

Ajo shtoi se dhe Dagz dëshiron diçka të tillë dhe se do të jenë prindër shumë të hapur për fëmijën e tyre.

“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë”.- është shprehur moderatorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al