12 Janar, 2019

Maksi Lopez zbulon prapaskenat interesante me Vandën: Më thërret gjithnjë kur nuk e ka Ikardin në shtëpi


Akuzat e ndërsjella ndërmjet Maksi Lopezit dhe Vanda Narës nuk kanë të mbaruar. Këtë herë është futbollisti argjentinas ai që sulmon ish-bashkëshorten e tij, duke zbuluar disa prapaskena interesante.

“Më merr gjithnjë kur burri i saj (Ikardi) ndodhet në grumbullim me skuadrën. Kërkon që të shkoj për të takuar fëmijët në rastet kur ndodhet vetëm.

“Unë dua vetëm të takoj fëmijët e mi, por nuk mund të shkoj, pasi nuk dua të bie pre e lojës së saj”, tregon Maksi Lopez për gazetën spanjolle “As”.

E menjëhershme ka qenë edhe replika e Vandës në profilin e saj në “Twitter”, ku shkruan: “Nuk ke asgjë tjetër për të bërë, por të flasësh vetëm për mua?!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al