13 Maj, 2022

Madonna sjell risinë e re/ Ylli i popit krijon seri të animuara duke nxjerr bimë e insekte nga organi i saj gjenital (FOTO)


Yjet e hollivudit janë të prirur të kenë dëshira dhe kërkesa të çuditshme. Ka yje botëror që nuk kanë limite dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka pa u intimiduar fare.

Së fundmi, ka qenë Madonna e cila ka sjellë një risi, që nuk e kishim hasur më parë. Ylli i popit ka krijuar një seri me një art të veçantë digjital të quajtur NFT (non-fungible token).

Këto seri përmbajnë një trajtë të animuar të saj në 3D duke nxjerrë gjëra të ndryshme nga organi i saj gjenital. Më konkretisht, skanime të vërteta të vaginës së saj janë përdorur për të krijuar materiale me përqasje hapësinore, portretizime nudo të saj duke lindur pemë, flutura dhe shumëkëmbësha robotë.

“S’ndodh shpesh që një shumëkëmbësh robot të zvarritet jashtë vaginës sime”, ka shkruar Madonna në një postim te saj në rrjetet sociale. Gjithësej janë krijuar 3 vepra nga diva e muzikës, të cilat aksesohen në website-in “SuperRare”.

Seria e parë, “Nëna e natyrës”, fillon me një degë që shndërrohet në një pemë të plotë të lulëzuar që rritet nga organi i këngëtares.

“Nëna e evolucionit” është krijimi 3D i dyti, nga ku në vend të pemës dalin flutura. Këtë vepër faqja që Madonna bashkëpunon për këtë projekt e shpjegon si “metaforë për paradoksin që bota po digjet në një skenë post-apokaliptike, por ka ende forma të jetës”.

“Nëna e teknologjisë” është seria ku ylli lind shumëkëmbëshat robotë. “Arti ndodh në një pyll të bukur duke portretizuar mënyrën si shkenca mundet të lindë dritë mbi botën, por vetëm nëse përdoret me ndërgjegjen e duhur”, thotë faqja që e ka shfaqur.

Kjo trio NFT-sh akoma nuk ka dalë në shitje, por çmimet që janë vendosur. Tani ato varjojnë nga 32 deri në 41 dollarë, por pritet që të rriten në vazhdim. Fitimet e tyre do të shkojnë për organizata jo-fitimprurëse që ndihmojnë fëmijët dhe gratë në nevojë në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al