26 Shkurt, 2023

Madonna i jep fund lidhjes me partnerin 41 vite më të vogël, flasin burimet pranë këngëtares: Po kalon një fazë të vështirë


Madonna duket se është ngarë nga i dashuri i saj model Andreë Darnell, i cili është 41 vjet më i vogël, në më pak se një vit lidhje.

Ish-çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Ata kishin një romancë jetëshkurtër dhe kjo ndarje mund të ketë ndikuar në krizën e saj të fundit. Ajo po përballet me probleme për të rifituar besimin e saj dhe mendon se nuk ka qenë kurrë e dashuruar me modelin.

Dyshja u njohën gjatë një sesioni fotografik pasi Madonna u nda asokohe nga Ahlamalik Williams. Nuk vonoi shumë dhe ata u lidhën së bashku.

Në shtator, këngëtarja u pa duke u shoqëruar me modelin e saj të dashur në një festë në NYC. Burimet zbuluan asokohe se: “Ishte vetëm një gjë shumë e rastësishme, ajo thjesht nuk po kalon një fazë të mirë”.

Burimi shtoi: “Ajo është duke pasur një krizë besimi dhe kjo nuk ndihmon. Madonna u argëtua shumë me Andreë, por kurrë nuk ishte e dashuruar apo diçka e tillë.”

Raportimet për ndarjen e këngëtares ‘Material Girl’ me 23-vjeçaren vijnë pasi shfaqja e saj në Grammy ndezi polemika. Madje thuhet se ish-partneri i artistes ka gjetur një të dashur të re e cila është moshatare me modelin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al