16 Qershor, 2023

Madonna thyen rekord/ Këngëtarja bëhet femra e parë që në 5 dekada ka një këngë në toplistën e “Billboard Hot 100”


Këngëtarja e njohur, Madonna ka shkruar historinë duke u bërë femra e parë pas Cher që kënga e saj është futur në top-listën e ‘Billboard Hot 100’ në 5 dekadat e fundit.

Kënga e cila u publikua më 2 qershor në ‘HBO/XO/Republic Records’, është nga drama e re e ‘The Idol’, e cila u shfaq në premierë më 4 qershor, ku kënduan edhe të tjerë këngëtarë të njohur si: The Weeknd, Lily-Rose Depp dhe Dan Levy.

Madona dhe Cher janë të vetmet femra që kanë një këngë në Billboard Hot 100 me “Popular” një bashkëpunim me këngëtarët e njohur The Wekend dhe Playboi Carti, e cila ka hyrë në top-listë që me datën 17 qershor.

Artistja cilësohet se ka performuar këngët më ‘Hot 100’ që në vitet 1980, 90, 2000 dhe deri më tani.

Përgjatë pesë dekadave në top-listën e ‘Billboard Hot 100’ kanë qenë vetëm meshkuj, ku ndër ta janë, Elvis Presley, Isley Brothers, Michael Jackson, Paul Mcartney dhe Frank Sinatra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al