27 Korrik, 2019

Luana publikon foton seksi, ja komenti i Getoar Selimit që bëri të gjithë të qeshin


Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi mjaft seksi, duke marrë si gjithmonë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

E teksa janë të shumta komentet ku fansat e komplimentojnë për bukurinë dhe format tërheqëse, vëmendjen e merr shkrimi i kunatit të saj, reperit të njohur Getoar Selimit.

Por ndryshe nga ndjekësit e tjerë, Getoari ka folur mirë për vaskën me tyl të moderatores, duke i shkrirë së qeshuri ndjekësit.

“Shumë e bukur kjo vaska me tyl”- i shkruan reperi, ndërsa moderatorja seksi i përgjigjet: “S’rrije dot pa ma kthy ë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al