29 Shtator, 2020

“Lopa mbeti pa…”, plas debati mes konkurrenteve në “Përputhen”, Tea: Nuk dua falje prej teje, ty të faltë Zoti!


Duket se mes Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifonit nuk do të ketë paqe.

tea dhe shqipja (10)

Ditën e djeshme, vajzat e “Përputhen” patën një përplasje me njëra-tjetrën, duke bërë që emisioni të devijonte dhe të mos transmetohej takimi mes Fiorela Petos dhe Klejdi Jazaj.

tea dhe shqipja (6)

E gjitha nisi nga një foto që Tea kishte postuar në Instastory, pasi e kishte pyetur Shqipen, një foto të realizuar nga ndjekësit e tyre.
Shqipja e ka ripostuar dhe krah saj ka shkruar: “Dhe mullari i kashtës u dogj dhe lopa mbeti pa ngrënë”. Kaq ka mjaftuar që studioja të “shpërthejë”.

tea dhe shqipja (7)

Pjesë nga biseda:

Shqipe Hysenaj“Mullari i kashtës” është thelbi i muhabetit. Kurse lopët ishin thjesht thonjëza dhe jo për dikë.

Tea TrifoniPo në momentin që bëhet repost fotoja ime dhe ti shkruan atë…

Shqipe HysenajNëse ti e ke marrë për vete, puna jote… Ju nuk merrni vesh as nga sarkazma, as nga batutat…

Tea TrifoniE kam ripostuar, kam bërë gabim që kam komentuar diçka të tillë për Shqipen që është pozitive.

Shqipe HysenajS’e kam bërë me të keq, më vjen keq që je ofenduar, nuk kam se përse të kërkoj falje për diçka që e kam thënë pa të keq.

tea dhe shqipja (9)

Te TrifoniPo pse e ke vënë atë emoji?

Shqipe HysenajPër batutë, moj vajzë.

Tea Trifoni: Ku qëndron batuta këtu? Çfarë lidhje kanë lopët me bisedën?

Shqipe HysenajQë lopët ngelen pa ngrënë nëse kashta digjet. E kam lënë për batutë!

Tea TrifoniTy të vjen keq që unë jam ofenduar, jo që ti e ke thënë atë gjë?

Shqipe HysenajPo!

Tea TrifoniUnë nuk dua falje nga ty, ty të faltë zoti. Shqipja është tip negativ kundrejt meje, nuk e di çfarë ka, ndoshta është xheloze. Ato që thotë Sqhipja për mua, nuk i vlerësoj. Një person që është kontradiktore me veten e saj nuk bën sens, edhe mendimi i saj për mua nuk bën asgjë.

tea dhe shqipja (2)tea dhe shqipja (1)

tea dhe shqipja (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al