19 Gusht, 2021

Lindjet e parakohshme mund të parandalohen! Ja çfarë zbuluan shkencëtarët


Shkencëtarët besojnë se në të ardhmen mund të parandalojnë lindjet e parakohshme tek gratë shtatzëna, pasi zbuluan se indet tek foshnjat në barkun e tyre mund të shërohen vetë.

lindje e parakohshme

Dëmtimi i membranës së fetusit shkakton lindje të parakohshme dhe deri tani vetë-riparimi besohej se ishte i rrallë, shkruan “The Sun”.

Por testet e indeve të dhuruara tregojnë se qelizat e quajtura ‘miofibroblaste’ mund ta bëjnë këtë.

Profesoreshë Anna David, nga Kolegji Universitar London Hospital tha se gjetja ishte një “hap i madh” drejt zhvillimit të trajtimeve për të parandaluar lindjet e  parakohshme.

Ajo shtoi: “Gjetja se membranat fetale kanë këtë potencial për t’u shëruar është një hap i madh drejt zhvillimit të trajtimeve për gratë me këtë problem. Kjo jep shpresë se ne mund të jemi në gjendje të vonojmë apo edhe të parandalojmë lindjen e parakohshme, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm rezultatet e foshnjës.”

Gjetjet u botuan në revistën “Scientific Reports”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al