23 Tetor, 2020

“Lindi 40 minuta para se të më …”- Ylli i Harry Potter bëhet nënë për herë të tretë


Ylli i Harry Potter, Jessie Cave është bërë nënë për herë të tretë. Aktorja e famshme dhe bashkëshorti i saj, komediani Alfie Broën mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e quajtën Abraham “Bam” Benjamin.

“Foshnja lindi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, vetëm 40 minuta pasi më shpërthyen ujrat,”- shkroi Cave.

Çifti janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, djalit Donnie, 6 vjeç dhe vajzës, Margot, 4 vjeçe.

Aktorja publikoi në Instagram një foto në shtratin e spitalit me fjalin e porsalindur në krahët e saj.

“Tani jemi në njësinë neonatale por ai është një djalë i fortë dhe ky është vendi më i sigurt për të tani,”- tregoi 33-vjeçarja.

Cave, e cila luajti rolin e Lavender Broën në filmat e Potter, falënderoi fansat për urimet dhe bashkëshortin që i qëndroi në krah përgjatë lindjes.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al