8 Nëntor, 2023

Lidhja me Mërgim Berishën dhe jeta e saj personale më të komentuarat në rrjet, Vesa Vllasaliu nuk e mbyll me kaq! Ja mesazhi që ajo u dha familjarëve të ish-partnerit para kamerave


Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu është kthyer në një prej konkurrenteve më të përfolura brenda shtëpisë së famshme, shkak i jetës saj personale.

Historia e saj e lidhjes me futbollistin Mërgim Berisha po komentohet vazhdimisht dhe ajo ka zbuluar edhe detaje nga marrëdhënia me të.

Por, përveç për ish të fejuarin Vesa ka përmendur edhe familjet e këtij të fundit  pasi vëllai i futbollistit reagoi ndaj saj përmes një interviste.

Edhe së fundmi Vesa gjatë një diskutimi me Ledin u shpreh se ajo që familja e ish-partnerit po flasin jashtë për të nuk është asgjë tjetër përveç se i bëjnë reklamë dhe po i japin rëndësi.

“A është për mirë apo për keq, ata veç po më bëjnë reklamë”, ka thënë Vesa.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al