18 Prill, 2022

Leonardo DiCaprio shfaqet si rrallëherë krah Camila Marrone, yllit që po e çon drejt ‘altarit’


Ndonëse u përpoq mos të binte në sy, duket se e harroi se ai është Leonardo DiCaprio. Si mund të ndodh që të shkojë në Coachela e mos ta shohë asnjë!

47-vjeçari u shfaq i veshur me një kapele bejsbolli me ngjyrë të kaltër dhe një maskë teksa shoqërohej nga e dashura e tij Camila Marrone, 24 vjeç. Ylli i Hollywood u shfaq me kokën ulur teksa kalonte mes turmës për të marrë pjesë në koncertin e mbushur me yje.

Leo kishte veshur një xhaketë saten, një palë xhinse të errëta dhe atlete të zeza. Camila kishte zgjedhur një fustan elegant krem ​me një bluzë me të njëjtën ngjyrë. Modelja e plotësoi pamjen e saj elegant me një palë çizme kauboj prej lëkure kafe dhe aksesorë.

Aktori i “Don’t Look Up” ka qenë në një lidhje me Camila që nga dhjetori 2017 pasi njerku i saj Al Pacino i kishte prezantuar ata vite më parë. Dhe ndonëse kanë marrë pjesë në shumë evente të profilit të lartë, të dy çdo herë ecin të ndarë  në tapetin e kuq.

Pasi u konsiderua për vite e vite me radhë “beqari legjendar i Hollywoodit”, aktori i Titanikut duket se më në fund gjeti lumturinë pranë modeles 24-vjeçare me origjinë argjentinase e cila, sipas shumë njerëzve, mund të jetë “e duhura”.

Sigurisht, e njëjta gjë u tha edhe për Gisele Bündchen dhe Bar Refaeli (me të cilët Leonardo DiCaprio kishte dy lidhje të gjata dashurie), por si asnjëherë më parë Leo duket se më në fund është gati të bëjë hapin e madh duke ndjekur  gjurmët e ish-beqarëve të tjerë tepër të lakmuar si George Cooley apo Princ Harry, tani “lumturisht” të martuar dhe me fëmijë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Camila Morrone Updates (@newsmorrone)

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë në lidhje prej më shumë se katër vitesh dhe sipas disa burimeve shumë të afërta me çiftin, dy zogjtë janë çmendurisht të dashuruar me njëri-tjetrin: “Camila është vajza e ëndrrave të tij”, ka thënë një person i brendshëm për ET Online ” Ajo është e re, e ëmbël, e thjeshtë, plus që shkon mirë me familjen e tij dhe anasjelltas. Tani ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe gjërat mes tyre duket se funksionojnë në mënyrë perfekte ”. Kjo shpjegon pse Morrone tani do të përkufizohej nga të gjithë si “The One”.

Pavarësisht diferencës prej 23 vitesh që i ndan ata (ai është 47 vjeç, ajo është 24 vjeç) DiCaprio dhe Morrone duket se shkojnë mirë  dhe bien dakord deri në pikën që aktori hollivudian të mendojë të krijojë një familje me Camila. A mund të jetë dëshira për ta bërë botën një vend më të mirë që lidh çiftin në një mënyrë të pazgjidhshme? Kush e di, ndërkohë që po mbajmë nën vëzhgim gishtat e unazës së Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone, kurrë nuk i dihet se një unazë e bukur e fejesës mund të shfaqet brenda natës …

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Camila Morrone Updates (@newsmorrone)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al