20 Prill, 2022

Lei Kraja rrëfen fillimet e karrierës së saj si moderatore: Më kanë refuzuar shumë futbollistë, jam bërë e…


Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, por edhe me historitë që tregon nga jeta e saj.

Së fundmi, Kraja ka treguar pak më shumë për rrugëtimin e saj botën e televizionit në rolin e moderatores.

‘’Jam ndjerë gjithmonë mirë, kam marr gjithmonë risqe, kam fatin që kam njerëz me eksperiencë rreth e rrotull. Nuk e lavdëroj veten, sa i përket të ftuarve, i ftoj vet, ua bëj pyetjet vet dhe këtë aspekt e bëj mirë sepse nga ana sociale jam shumë e mirë me njerëzit. Më ka ndodhur që më kanë refuzuar shumë futbollistë, jam bërë e bezdisshme dhe them: ‘ok nëse më refuzojnë, nuk ka gjë, le ta bëjnë’. Është puna e atillë dhe në këtë aspekt nuk ofendohem, nuk e marr personale por vazhdoj të tentoj’’, tha ajo gjatë intervistës.

lei kraja (4)

Ndër të tjera, moderatorja ka treguar se personazhin që do të dëshironte të intervistonte do të ishte këngëtarja e famshme e insdustrisë së muzikës shqiptare, Elvana Gjata.

‘’Adhuroj Elvana Gjatën, do të doja që ta kisha në një moment të jetës në intervistë’’, u shpreh Lei.

lei kraja (3)

Në një intervistë tjetër para disa ditësh, Kraja tregoi se kur nisi punë në televizion i është dashur të punojë shumë, veçanërisht me mësimin e gjuhës. Moderatorja simpatike tregoi se është përballur edhe me shumë kritika dhe tallje edhe nga koleget e saj të punës, të cilat sot i falenderon.

lei kraja (2)

“Mësimi i gjuhës ka qenë shumë i vështirë në fillim. Për shkak se jam edhe shkodrane me origjinë dhe gjuha shkodrane nuk pranohet në televizion. Ishte pikë së pari e vështirë të dalloja gjuhën shkodrane dhe gjuhën letrare. Në fillim talleshin pafund me mua, një gjë shumë normale por ok.Më bëri disa momente të ndrojtur, dyshoja tek vetja, por nuk dorëzohesha. Thoja ok, rëndësi ka që të mos dorëzohem. Kisha disa kolege në punë që thonin, “Lei nuk bën për televizion.” Vetëm nga ato, dmth duhet t’i falendëroj, sepse isha në disa momente gati për t’u dorëzuar, sepse nuk e mendoja që ta vazhdoja. Pastaj thashë vetëm për shkak të atyre do ta vazhdoj karrierën, kështu që i falendëroj.”– tha ajo.

lei kraja (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al