22 Qershor, 2020

Ledri Vula ia bën ‘bam’, së shpejti çifti pritet të bëhen prindër. Zbuloni gjininë e bebit (FOTO)


Vetëm pak kohë më parë, gjatë muajve të karantinës, Ledri Vula zyrtarizoi lidhjen me blogeren e njohur Sara Hoxha.

Sara u prit me mjaftë dashur në familjen e Ledrit dhe këtë e ka dëshmuar edhe vetë vjehrra e saj, Xheraldina nëpër intervista, apo edhe në urimin e ditëlindjes ku na zbuloi se nusen e thërret me përkëdheli “Pashulja jem”.

Por së fundmi një lajm i ri është duke qarkulluar në mediat rozë, ku thuhet se Ledri Vula dhe Sara Hoxha së shpejti pritet të bëhen prindër.

Burime për ‘Bota sot’ pranë çiftit kanë konfirmuar se Sara është në muajt e parë të shtatzënisë dhe gjinia e foshnjës që do sjellë në jetë është vajzë.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim konfirmimin e çiftit dhe ti urojmë një shtatzëni të mbarë Sarës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al