7 Mars, 2018

Larja e enëve përmirëson shëndetin mendor


Kur bëhet fjala për t’u qetësuar, për t’u ndjerë më mirë, rrallë na shkon mendja tek punët e shtëpisë, për të mos thënë aspak. Por një studim i ri i Universitetit të Floridës sugjeron se veprimi i thjeshtë i larjes së enëve, na ndihmon për t’u ndjerë më mirë psikologjikisht, redukton stresin, madje përforcon sistemin imunitar.

51 studentë të kolegjit morën pjesë në studim, i cili u botua në revistën Mindfulness. Rezultatet e testimit ishin surprizuese. Pas larjes së enëve u vu re ulje me 27% e nivelit të nervozizmit dhe rritje me 25% e stimulit mendor.

Përqendrimi në temperaturën e ujit, aromën e detergjentit, formën dhe dizajnin e enëve janë një formë e thjeshtë terapie për shëndetin tuaj mendor.

Studiuesit thonë se aktualisht po merren me hulumtime që tregojnë ndikimet pozitive të aktiviteteve të përditshme si punët e shtëpisë./pernenat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al