9 Prill, 2022

“Lakmitare” dedikim për Loredanën? Habit Mozzik: Kam pasur një femër që…


Ndonëse ka dy vite që është publikuar, dueti i Mozzik dhe Tayna-s, i titulluar “Edhe ti”, vijon të komentohet në rrjet si një dedikim i reperit për ish-partneren e tij Loredana Zefin.

Ka qenë vetë reperi ai i cili ndezi sërish diskutimet për tekstin e këngës, duke ngjallur edhe më shumë dyshime se i dedikohet pikërisht Loredanës.

Gjatë një koncertit të mbajtur së fundmi, Mozzik po këndonte: “Lakmitare, ke mendu që dashnia është veq pare,”.

Ai ndaloi një moment dhe zbuloi se në fakt është e vërtetë që kënga i është dedikuar ish-partneres së tij, por pa përmendur emra se për cilën bëhet fjalë.

“Kam pasur një femër njëherë që lakmonte shumë. Lakmonte kaq shumë saqë bëra një këngë me emrin Lakmitare.”- thotë ai gjatë performancës.

@megalluksi20 #viral #mozzik ♬ son original – KOLITHEFLYBOY ??

Videoja është shpërndarë nga fansat e tij të pranishëm në koncert, përmes rrjeteve sociale.

Edhe pse janë ndarë Loredana dhe Mozzik kanë treguar se ruajnë ende respekt për njëri-tjetrin dhe vazhdojnë bashkëprindërimin e tyre për vajzën, Hanën.

Kujtojmë se në 2020 çifti u ribashkua pas rreth një viti ndarje. Ata bashkëpunuan për albumin e përbashkët “No rich parents” dhe kur ende nuk kishin mbaruar publikimin e këngëve u ndanë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

Ndërkohë, të pyetur herë-pas-here të pyetur nga ndjekësit nëse janë në një lidhje apo jo, të dy kanë treguar se janë single. Nëse do ketë një ribashkim tjetër mes tyre mbetet për tu parë…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al