23 Dhjetor, 2017

Lajmet e pavërteta, Facebook heq dorë nga “flamuri i kuq”


Në dhjetor të vitit të kaluar kur Facebook ishte në valën e një sërë kritikave në drejtim të tij për shkak se ishte një platformë që përhapte lajmet rreme, të ashtuquajtura ‘’fake news’’, aplikacioni prezantoi një përditësim që shfaqte një ikone me një pikë çuditëse në krah të artikullit për të paralajmëruar se mund të bëhej fjalë për një lajm të rremë.

Por në harkun kohor të një viti platforma ka hequr dorë nga ky përditësim duke thënë se nuk ka rezultuar i suksesshëm në identifikimin e një lajmi të vërtetë apo të rremë.

Facebook thotë se nga analizat e kryera deri më tani, ai që quhet si “flamuri i kuq”  cenonte në shumë raste edhe lajme a ndodhi të vërteta, duke nxitur kështu shumë përdorues të vinin në dyshim gjithçka që lexonin.

E në vend të kësaj, Facebook thotë se do të paraqesë artikuj të tjerë shtesë nga burime të ndryshme që kanë të bëjnë për të njëjtën ndodhi, duka u mundësuar përdoruesve informimin nga më shumë se një burim për të njëjtin lajm, e rrjedhimisht të gjykojnë dhe vendosin vetë për vërtetësinë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al