18 Prill, 2024

La pezull lidhjen jashtë dhe hyri në “BBVIP”, Rike Roçi i jep fund marrëdhënies me djalin misterioz: E mbylla me një telefonatë! Çfarë ndodhi mes dyshes?


Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP3”, Rike Roçi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj personale dhe profesionale.

E pyetur nga gazetarja se çfarë bëri me lidhjen që kishte vazhduar para se të hynte në shtëpi, modelja tha se ka mbyllur çdo gjë me një telefonatë, duke mos e takuar fare djalin misterioz me të cilin po njihej.

Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu. Nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë, nuk i kam ato fluturat”- tha Rike.

Si të duken ditët e para pas daljes nga shtëpia?”, e pyeti gazetari.

Ish-banorja u shpreh: “Është pak e vështirë të ambientohem me botën jashtë. Vetëm kam bërë intervista televizive në emisione dhe jam mbyllur në hotel, e izoluar. Nuk di si ta shpjegoj, më duhen edhe pak ditë që të përshtatem. Por ishte një eksperiencë e bukur, një eksperiment i bukur. Ka qenë një lojë shumë e vrazhdë, shumë pak pozitivitet. Ka nisur me debate që natën e parë, orët e para. Mezi të qesh buza në atë shtëpi. Kam pasur ftesë për të hyrë edhe tek Big Brother VIP 1 dhe 2, por nuk kam pasur mundsi të vija. Nuk jam penduar që hyra, por personazhet ishin pak të vrazhdë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al