18 Prill, 2022

La pas “Portokalli” për formatin investigativ, Flor Binaj në krah të Arilena Arës si moderator


Flor Binaj u largua pas gati dy dekadash nga “Portokalli” pak kohë më parë. Menjëherë u përfol se aktori u humorit do t’i hynte politikës, duke krijuar një parti të re.

Kujtojmë se zërat për futjen e Binajt në politikë erdhën pas shfaqjes së tij në protestat e organizuara për rritjen e çmimeve. Por ashtu si vetë aktori pranoi, ky lajm ihste i pavërtet.

E në fakt arsyeja e largimit të tij, veç ndryshimit të profilit të tij është edhe ndryshimi i logos së kanalit. Aktori i njohur do të moderojë në krah të Arilena Arës formatin investigativ “Piranjat” që pritet të nisë në “ABC News”. Kështu Flori mes satirës, humorit, dhe detyrës së re si moderator do të rikthehet sërish ekranit. Do të na duhet të shohim sesi do të përshtat me rolin e tij të ri, por edhe me shtëpinë e re mediatike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al