11 Shtator, 2021

Kylie Jenner në hapat e Kim Kardashian! Pas gjashtë vitesh, miliarderja shfaqet me të njëjtën veshje si e motra


Kylie Jenner duket se është frymëzuar nga e motra, Kim Kardashian, për veshjet gjatë shtatzënisë. Së fundmi, ylli i televizionit u shfaq me një fustan të zi prej dantelle të tejdukshme, ndërsa ishte në Nju Jork për javën e modës. Ajo mbante sipër një pallto të zezë dhe taka të larta, shkruan “People”.

kylie jenner, kim kardashian (6)

Veshja duket qartë që është frymëzuar nga fustani i zi i tejdukshëm që Kim veshi në një gala të organizuar nga Muzeu i Artit në Los Anxhelos, në nëntor të vitit 2015, ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, Saint. Edhe Kim mbante një pallto të zezë sipër fustanit të saj transparent.

kylie jenner, kim kardashian (7)

Kim kishte zgjedhur një ngjyrë më të guximshme për buzët dhe bizhuteri që binin në sy, ndërsa Kylie zgjodhi një grim të lehtë dhe pa shumë bizhuteri.

Jenner është në pritje të fëmijës së dytë me partnerin e saj Travis Scott. Pas disa javësh spekulime për shtatzëninë, ajo konfirmoi lajmet me një video në Instagram më 7 shtator.

kylie jenner, kim kardashian (4)

kylie jenner, kim kardashian (5) kylie jenner, kim kardashian (1) kylie jenner, kim kardashian (2) kylie jenner, kim kardashian (3) kylie jenner6 kylie jenner1 kylie jenner4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al