9 Shtator, 2017

Ky është vendi ku do të organizohet dasma e Marinës dhe Getit


Çifti më i famshëm i showbiz-it shqiptar do të ngjiten nesër në altar, për t’i premtuar dashuri të përjetshme njëri-tjetrit. Edhe pse Marina dhe Geti kanë qenë paksa të rezervuar për të na njohur me shumë detaje, Panorama mundi të zbulonte disa nga detajet dje, sikundër ishte fakti se ftesat ishin të personalizuara dhe unikale, çdo i ftuar një ftesë të veçantë.

Sot nga disa foto të shkrepura nga Story.al, ne kemi marr vesh se ceremonia do të zhvillohet në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku pritet të marrin pjesë shumë dasmorë VIP të ftuar.

Por nëse jeni kureshtarë të shihni vendin se ku do organizohet dasma Story.al ju sjell këto foto, ku shihet pamja e tendës 2000 m 2 që po ndërtohet në breg të detit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al