12 Maj, 2022

“Kush ka p*rdhë, por nuk ka mend…” Avokati denoncon vëllezërit Veshaj dhe Elgit Dodën për klipin e ri: Turp


Duket se këto të fundit nuk janë ditët më me fat të Romeos dhe Donaldit. Videoklipi më i fundit “Picaso” mund tu kushtojë shtrenjtë vëllezërve Veshaj dhe Elgit Dodës.

Përmes një postimi të bërë dje në rrjetin social ‘Facebook’, avokati Esmerald Xhafa denoncoi publikisht xhirimin e klipit të tyre në ambientet e muzeut të qytetit të Korçës. Ai shkruante: “Kush ka lekë por nuk ka mend mund të prenotojë kundrejtësi që edhe fejesat apo martesat t’i organizojnë tek Muzeu i Artit Mesjetar. Shumë shpejt besoj ditën e nesërme do depozitoj kallëzim penal për personat për këtë turp”.

Në një deklaratë përmediat, ai shprehet se ikona të tilla dëmtohen nga blici i kamerës dhe kurrsesi nuk mund të lejohen klipe në këtë Muze. Ai shton se tekat e VIP-ave nuk mund të tejkalojnë rëndësinë e objekteve të veçanta edhe nëse kanë marrë leje. “Unë sot kam dorëzuar një kallëzim në Korçë në lidhje me klipin që është xhiruar në Muzeun e Artit Mesjetar në Korç.ë të gjitha ikonat atje kanë një rëndësi të veçantë dhe nuk duhet përdorur drita e blicit për të xhiruar pasi i dëmton. Ka pamje dhe mjafton që të merren nga ana e prokurorisë për të provuar ekzistencën e një vepre penale që mendoj që është konsumuar. Kallëzimi penal konsiston përsa i përket shpërdorimit të detyrës nga ana e punonjësve të Muezut. Edhe nëse është marrë leja nuk mund të përdoren pamje apo blici për të filmuar ikona që dihet se sa të vjetra janë. Është edhe Muzeu i Fotografisë ‘Gjon Mili’ që është përdorur gjithashtu, por varësia nga institucionet ndryshon. Është iniciativë e imja personale, kur pashë klipin e pamje që janë përdorur, artin e duam të gjithë, por nuk mund të përdhosim ato vepra të rëndësisë së veçantë. Nuk kam parë asnjë klip që të realizohet në muze të kësaj katergorie. Ndoshta ne jemi vendi ku realizojmë dëshirat e VIP-ave, por duhet t’i mësojmë që të respektojnë gjithçka.”

Po ditën e sotme, gazetarja Anduena Llabani shkroi se pesë vite më parë Veshajt kanë plagosur dikë dhe janë dënuar rreth kësaj vepre penale. Sipas saj, ngjarja rikthehet sërish në vëmendje për shqyrtim në gjykatë. Në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal). Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, ku dy vëllezërit u lanë të lirë dhe apelit të Prokurorisë, shkalla e dytë e la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Mirëpo gazetarja shkruan se Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin. Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit duket se ka kaluar në heshtje, ashtu sikundër dënimi i cili i ka lënë jashtë qelisë dy aktorët. Teksa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Donaldi dhe Romeo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al