3 Tetor, 2020

Kush i ka dhënë fund marrëdhënies? Stresi flet për ndarjen nga Kejsi dhe një martesë të re


Marrëdhënia e Stresit dhe Kejsit ka qenë në qendër të vëmendjes së për shumë kohë. Martesa e tyre u shoqërua me ulje e ngritje, madje u përfol edhe për tradhti.

Megjithatë, pas kaq shumë kohësh gjithçka mes tyre ka marrë fund. Reperi foli për ndarjen me Kejsin në një intervistë për “Prive”, teksa u pyet se kush i ka fund martesës.

“Kejsi të la apo e le?”- ishte pyetja që iu drejtua Stresit. Ndërsa ai u përgjigj: “Lamë njëri-tjetrin”, duke mos komentuar më shumë.

Në intervistë nuk mungoi as pyetja se kur do të martohet.

“Kur të vijë koha,”– tha reperi, teksa la të nënkuptohet se është divorcuar nga ish-bashkëshortja e tij.

Kejsi ka hedhur herë pas here kunja ndaj Stresit me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Në disa prej tyre, ajo nënkuptoi se reperi e ka tradhtuar gjatë kohës që nuk ishin bashkë.

Por duket se Stresi ruan respekt ndaj saj, pasi pas publikimit të lajmit se Kejsi kishte nisur një lidhje të re, ai reagoi duke thënë: “Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë.”

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al