7 Shkurt, 2018

Kush është mbretëresha e vërtetë e OTR, Naomi apo Oriola? E dashura e Noizy-t publikon klipin e parë


Prej kohësh vajza e quajtur Naomi është përfolur si e dashura e reperit Noizy. Madje ajo është edhe anëtare e grupit OTR dhe punon në studiot që grupi ka në Zvicër.

Naomi para dy ditësh publikoi edhe intron e klipit të saj të parë “Henny” dhe nuk harron të falënderojë për mbështetjen Noizy-n dhe grupin.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë edhe disa këngë të reja, po me OTR.

Menjëherë pas kësaj, janë ngjallur reagime nga ndjekësit të cilët tashmë e vënë në dyshim se cila është mbretëresha e vërtetë e OTR, Oriola Marashi apo Naomi?

Kujtojmë se modelja shqiptare është në përgatitje për të sjellë projektin e saj të parë muzikor në logon ‘OTR’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al