30 Shtator, 2017

Kujdes me përdorimin e aplikacionit GPS, ja ‘rrëziku’


Sistemi i drejtimit të automjeteve GPS, rezulton të jetë nganjëherë jo i saktë, kjo për shkakun se atë duhet të kujdeseni ta bëni ‘update’ , sepse në të kundërtën mund të përfundoni në ndonjë lumë!

Kjo i ka ndodhur një shoferi nga Pensilvania, i cili gjatë një mbrëmje ishte duke ecur sipas GPS-së, e cila e çoi në një rrugë të vjetër që ishte ndërprerë afër një lumi.

Duke mos qenë i vëmendshëm shoferi me makinën e tij kishte përfunduar në lumë, pikërisht aty ku e kishte drejtuar GPS-ja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al