22 Dhjetor, 2017

Kujdes çfarë shkarkoni, ky aplikacion mund të shkaktojë shpërthimin e baterisë


Firma e njohur e antiviruseve “Kasperski” paralajmëron se hakerat kanë përhapur një aplikacion që përdor fshehurazi smartfonët apo kompjuterët për të gjeneruar monedha virtuale. Por ekspertët kibernetikë e vënë alarmin edhe mbi një detaj tjetër i cili seriozisht mund të dëmtojë përdoruesin e telefonit, pasi aplikacione të tilla mund të shkaktojnë deri edhe shpërthimin në flakë të celularëve.

Këto aplikacione kanë aftësinë të shfrytëzojnë kapacitetin e pajisjeve elektronike të lidhura me internetin duke bërë që bateritë të marrin nxehtësi më shumë sesa përballojnë dhe më pas të shpërthejnë.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit e celularëve që të mos instalojnë programe të dyshimta që sugjerohen nga reklama në faqe të zakonshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al