4 Dhjetor, 2020

“Ktheni burrat që janë ‘burra’”- Pozoi i veshur me fustan, Harry Styles u përgjigjet kështu kritikëve


Këngëtari i njohur, Harry Styles, ka reaguar pas kritikave që i janë bërë nga disa komentues dhe aktivistë konservatorë për faktin se zgjodhi të vishte një fustan në kopertinën e “Vogue”.

harry styles (5)

Ai u bë i pari mashkull që u shfaq vetëm në këtë kopertinë gjatë gjithë historisë 127-vjeçare të revistës së njohur, raporton “The Hill”.

Këngëtari i “Watermelon Sugar”, ndau të mërkurën një foto, ku shfaqej i veshur me kostum blu dhe duke ngrënë banane, krah së cilës shkroi: “Ktheni burrat që janë ‘burra’”.

harry styles (2)

Në të vërtetë, përshkrimin krah fotos, ai e mori nga autorja amerikane Candace Owens, e cila, në një status në Twitter, shkruante se shoqëria nuk mund të mbijetojë pa burra të fortë.

harry styles (1)

Nuk ka asnjë shoqëri që mund të mbijetojë pa burra të fortë. Lindja e di këtë. Në Perëndim, feminizimi i qëndrueshëm i burrave tanë në të njëjtën kohë që Marksizmi u mësohet fëmijëve tanë nuk është një rastësi. Është një sulm i drejtpërdrejtë. Ktheni burrat!”.

harry styles (4)

Statusi i saj shkaktoi një trazirë në rrjetet sociale ndërsa figura të ndryshme publike dhe fansat u bashkuan të gjithë për të mbrojtur ish-anëtarin e One Direction.

harry styles (10)

Olivia Wilde ia ktheu me një koment të vetëm, duke shkruar: ”Je patetike”.

Kathy Griffin gjithashtu i doli në mbrojtje këngëtarit britanik, duke shkruar: “Candy Owens nuk di se çfarë bën për të dalë kundër Harry Styles”.

harry styles (8)

Nuk mbeti pa një koment as Jameela Jamil, e cila u shpreh: “Harry Styles është mjaft burrëror, sepse burrëror është çdo gjë që ti bën, jo ajo që vendosën disa persona të pasigurt, toksikë, homofobë, qindra vjet më parë“.

harry styles (7)

Kurse Zach Braff shkroi për 26-vjeçarin: “Gjatë gjithë jetës sonë, djemve dhe burrave u thuhet se duhet të jemi burrëror. Jeta është e shkurtër. Bëhuni cilido që dëshironi të jeni”.

Duke folur më parë me Variety, ish-anëtari i “One Direction” hodhi dritë edhe një herë mbi pikëpamjet e tij për modën.

harry styles (3)

Të mos veshësh diçka, sepse është veshje për femra, do të thotë që ti të mbyllësh një botë të tërë me rroba të shkëlqyera. Unë mendoj se ajo që është emocionuese kohët e sotme, është fakti që ju mund të vishni atë që ju pëlqen. Nuk ka pse të jetë X ose Y.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al